Direct to content
Ministry for Foreign Affairs of Finland

Për të lehtësuar aplikimin për vizë Shengen të Finlandës, në Kosovë hapet Qendra e Aplikimit për Viza - Embassy of Finland, Pristina : Services : Visa

EMBASSY OF FINLAND, Pristina

Str. Perandori Justinian No. 111, Pejton
10000 Pristina, Kosovo
Tel. +381 38 737 000, E-mail: sanomat.pri@formin.fi
English | Suomi | Svenska | facebook
Font_normalFont_bigger
 

Për të lehtësuar aplikimin për vizë Shengen të Finlandës, në Kosovë hapet Qendra e Aplikimit për Viza

Finlanda do ta transferojë procesin e dorëzimit të aplikacioneve për viza Shengen në Prishtinë tek VFS Global. Qendra e Aplikimit për Viza Shengen të Finlandës e që do të mirëmbahet nga VFS Global, do të hapet në Prishtinë me 19 maj 2017. Kjo qendër e re e aplikimit për viza do ta bëjë më të lehtë procesin për të aplikuar për një vizë Shengen.

Vërejtje: Pagesa për vizë duhet të bëhet në Qendrën e Aplikimit për Vizë.

Visa Application Centre in Pristina
VFS Global

Qendra e Aplikimit për Viza Shengen të Finlandës hapet më 19.5.2017. Faqja e re e internetit do të lansohet më 15.5.2017.

Nga faqja e internetit do të gjeni informacionet e kontaktit, si dhe informacionin për aplikimin për vizë Shengen dhe  tarifat e shërbimit. Termini për në Qendrën e Aplikimit për Viza mund të rezervohet online si dhe aplikacioni mund të plotësohet në mënyrë elektronike.

Shërbimet e linjës ndihmëse telefonike dhe adresës elektronike në gjuhën shqipe dhe angleze do të hapen më datë 16.5.2017.

Të gjitha terminet e rezervuara më herët në ambasadë, pas 19 Majit do të transferohen në Qendrën e Aplikimit për Viza. Aplikuesit do të informohen personalisht nga stafi i Qendrës së Aplikimit për Viza.

Adresa:                        VFS Global, Rr. Pashko Vasa, nr.17 Pejton, 10000 - Prishtinë, Kosovë

Faqja e internetit:        http://visa.finland.eu

E-mail:                        info.finkosovo@vfshelpline.com

Qendra e Thirrjeve:     +381 38 412 712 / +381 38 412 812

Orari i punës:                E hënë – E premte 09.00-16.00

Aplikanti duhet të paraqesë gjithmonë kërkesën personalisht dhe duhet të japë shenjat e gishtërinjëve dhe fotografinë. Edhe pas hapjes së Qendrës së Aplikimit për Viza, Ambasada do të bëjë verifikimin e kërkesës si dhe do të marrë vendimin për vizë. Ambasada e Finlandës, edhe më tutje, do të vazhdojë të pranoj kërkesat për leje-qëndrim dhe pasaportë.

Print this page

Updated 9/22/2017


© Embassy of Finland, Pristina | About this site | Contact information